Sport

Ten Hag e dëshiron Dybalan në skuadër

Kontrata e Paulo Dybalas me skuadrën e Juventusit skadon në verë.

Shumë skuadra në muajt e fundit kanë shprehur interesim për sulmuesin argjentinas të “zonjës së vjetër”.

Gazeta italiane “Corriere dello Sport”, ka shkruar të enjten se për 28-vjeçarin, interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi, pasi argjentinasi pëlqehet shumë nga trajneri holandez, Ten Hag.

Nga Premier League, edhe skuadrat si Arsenal, Tottenham e Manchester City, kanë shprehur interesim për t’i pasur shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.