Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes me Real Madridin. Silva shënoi golin e katërt në fitoren 4:3, të martën mbrëma.
“Në 20 minutat e parë ishim aq të mirë, ishte e jashtëzakonshme mënyra si bëm presion dhe kontrolluam ndeshjen. Për fat të keq nuk ishim në gjendje të marrim avantazhin prej epërsisë prej dy golave që e kishim. Kjo është Liga e Kampionëve, përballesh me ekipet më të mira “, ka thënë Silva pas ndeshjes për BT Sport.
“Ne megjithatë e fituam ndeshjen e parë. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë për ne dhe për punën që kemi bërë. Kemi mundur të shfrytëzojmë më shumë raste, por ishte ndeshje shumë, shumë e mirë nga ne”, ka shtuar Bernardo Silva.
City fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në “Santiago Bernabeu” pas një jave.