Sport

Tare gjen zëvendësuesin e Strakoshës

Sergio Rico

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka gjetur zëvendësuesin e Thomas Strakoshas.

Portieri shqiptar do të largohet nga Lazio në fund të sezonit, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Sipas “Il Messaggero”, Tare ka nisur bisedimet me menaxherin e portierit të Mallorcas, Sergio Rico.

Rico është i huazuar tek ekipi spanjoll nga Paris Saint-Germain deri në fund të këtij edicioni.

Portieri thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi italian dhe gjatë verës do të transferohet në “Olimpico”.