Sport

Neuer mbetet te Bayerni deri në vitin 2024

Portieri Manuel Neuer do të mbetet pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2024, ka raportuar “Bild” të hënën.

Bëhet e ditur se Neuer ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për ta rinovuar edhe për një vit kontratën që i skadon në vitin e ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe Neuer do të jetë pjesë e Bayernit edhe për dy sezonet e ardhshme.

36-vjeçari është kapiten i Bayernit, ekip me të cilin ka fituar dhjetë tituj kampioni të Gjermanisë.

Këtë sezon Neuer ka regjistruar 37 paraqitje në të gjitha garat.