Mesfushori Marcel Sabitzer ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Angli. “Bild” ka raportuar të mërkurën se interesim për Sabitzerin, që do të largohet nga Bayerni në verë, ka shprehur skuadra e Arsenalit.
Madje, thuhet se Arsenali është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për kartonin e Sabitzerit, i cili ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025. Austriaku 28-vjeçar iu bashkua Bayernit para fillimit të këtij sezoni nga Leipzigu, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Ai tashmë është nxjerrë në shitje nga Bayerni, ndërsa interesim për të ka treguar edhe Atletico Madridi. Sabitzer ka një gol në të gjitha garat këtë sezon për bavarezët.