Sulmuesi Thomas Mueller nuk do të largohet nga skuadra e Bayern Muenchenit.
“Bild” ka njoftuar të hënën se Muelleri në parim ka arritur marrëveshje me Bayernin për ta rinovuar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm. Mësohet se 32-vjeçari është pajtuar me kushtet e ofruara dhe do të jetë pjesë e Bayernit deri në verën e vitit 2025.
Marrëveshja mes palëve do të zyrtarizohet në fund të këtij sezoni. Muelleri edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje të mira te Bayerni, duke shënuar 12 gola dhe asistuar 23 herë në 42 paraqitje në të gjitha garat.