Weston McKennie po vazhdon të ketë probleme të shumta me lëndime te Juventusi.
Situata e mesfushorit amerikan ka bërë që krerët e klubit të kërkojnë skuadër të re për McKennien.
23-vjeçari mund të huazohet në ndonjë skuadër tjetër për të fituar më shumë minutazhë.
Sipas “Todofichajes”, dy ekipe kanë shprehur interesim për amerikanin.
Roma dhe Tottenhami janë në garë për t’i siguruar shërbimet e McKennies.
McKennie ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.