Sport

Mediat serbe merren me festën e Pllanës në Tajlandë, e quajnë provokim të madh

Leonard Pllana, sport, futboll, kosovari

Futbollisti kosovar, Leonard Pllana të premten shënoi golin e vetëm për skuadrën nga Korea e Jugut, Jeonnam Dragons, që fitoi 1:0 ndaj United City të Filipineve, në fazën grupore të Ligës së Kampionëve të Azisë. Për Pllanën ishte ndeshje debutuese në Championsin aziatik.

Ndeshja u luajt në Tajlandë, ku po zhvillohet turneu i grupit G. Pllana golin e minutës së 87-të e festoi duke bërë figurën e shqiponjës dykrenare.

Dhe kjo mënyrë e festimit u ka penguar mediave serbe. Disa prej mediave kryesore në Beograd, si gazetar Blic e Veçernje Novosti kanë shkruar për festën e Pllanës, duke e vlerësuar provokim.

“Provokim i madh. Shqiptari i lindur në Serbi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ka festuar me shqiponjën dykrenare”, ka shkruar Blic.

Pllana është i lindur në Mitrovicë.