Manchester Unitedi po synon transferimin e Paulo Dybalas gjatë kësaj vere.
Sipas “TuttoMercatoWeb” drejtuesit e klubit anglez janë takuar me përfaqësuesit e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.
Argjentinasi do të largohet nga “Zonja e Vjetër” si futbollist i lirë në qershor të këtij viti.
“Djajtë e Kuq” do të tentojnë ta bindin argjentinasit që të transferohet në “Old Trafford”.
Dybala ishte afër transferimit te Unitedi edhe në vitin 2019, por vendosi të mbetet te Juventusi