Sport

Arsenali vëzhgon Edon Zhegrovën

edon zhegrova, futboll, ac milan, 13 prill, futbolli, sporti kosove, koha

Arsenali është ekipi i radhës që është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën e Lille. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga “Sky Sports”.

“Arsenali po shikon anësorin 23-vjeçar të Lille, Edon Zhegerova, i cili do t’i kushtonte 11 milionë funte plus shtesat”, shkruan “Sky Sports”.

11 milionë funte në euro janë 13 milionë. Futbollisti i Kosovës, kampionit të Francës iu bashkua në janar të këtij viti nga skuadra e Baselit të Zvicrës.

Ai me ekipin francez ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026. Më herët është raportuar se edhe Milani ka shprehur interesim për talentin kosovar.