Donis Avdijaj ka lënduar kofshën e këmbës, ndërsa është kthyer në Gjermani për t’u shëruar. Kështu ka njoftuar të martën sajti “kleinezeitung.at”.
Avdijaj, 25-vjeçar, i ka munguar skuadrës së Harbergut edhe për shkak të infektimit me koronavirus, ndërsa më herët mungoi shkaku i lëndimit të ligamentit të gjurit.
Futbollisti kosovar për skuadrën austriake edicionin aktual ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat.
Ai me Hartbergun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.