Sport

Guardiola: Kanë mbetur edhe shumë ndeshje

Manchester City - Pep Guardiola

Barazimin 2:2 në derbi e ka pranuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Është ashtu si është. Kundër këtij ekipi ishte gati e pamundur. Ju duhet të luani këto ndeshje. Ne vazhdojmë të jemi në krye të ligës dhe kemi ndjenjën se kemi lëshuar një rast të madh për të bërë shkëputjen. Por ka shumë ndeshje të mbetura”, ka thënë Guardiola.

Ai nuk është pishman për asgjë që ka të bëjë me ndeshjen.

“Ne jemi trajnerë për këto ndeshje. Me kurajon që luajmë dhe shanset që i kishim, sidomos në minutat e fundit... Jemi mbrojtur shumë mirë dhe kemi krijuar disa shanse. Do të ecim para. Nuk kam asnjë peng. Ishte pozitive. Është futboll dhe kjo ndodhë. Ne do të relaksohemi pak dhe më pas do të përgatitemi për Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Guardiola.