Sport

Futsall, Shqipëria mposhtet nga Austria

shqiperia, futboll, futsall

Shqipëria e ka humbur mundësinë që të kualifikohet në raundin kryesor apo “main round” të kualifikimeve për Botërorin 2024 në futsall.

“Kuqezinjtë” në ndeshjen e dytë të zhvilluar të dielën u mposhtën me rezultatin 3:2 nga Austria.

Shqipron dhe Azem Brahimi realizuan dy golat për Shqipërinë.

Në Grupin E, Austria liderë ka katër pikë në dy ndeshje. Shqipëria është e dyta me tri pikë, ndërsa Suedia e treta me një pikë.

Në vendin e fundit është Andorra pa pikë.

Më 12 prill, Shqipëria luan kundër Suedisë, në ndeshjen vendimtare për kualifikim.

Vetëm dy vendet e para kualifikohen në fazën tjetër të garës.