Pas shumë klubeve të ndryshme të Evropës, edhe Newcastle ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala, raporton “Corriere dello Sport”.
Newcastle është një prej klubeve më të pasura në Angli dhe ka kapacitet ta përballojë edhe anën financiare të sulmuesit argjentinas.
Dybala refuzoi të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin, pjesë e të cilit është që prej vitit 2015. Sezonin aktual shënoi 13 gola dhe asistoi 6 herë në 30 ndeshje.