Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Javi Galan, që është pjesë e Celta Vigos. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle “AS”. Te Barcelona po e shohin Galanin si zëvendësim ideal për Jordi Alban.
Galan, 27-vjeçar, ka pasur paraqitje të mira në La Liga, ndërsa me Celtan ka kontratë deri në vitin 2026.
Këtë sezon Galan ka tri asistime në 29 paraqitje kampionale. Kartoni i tij vlerësohet rreth nëntë milionë euro.