Sport

Cuadrado do të rinovojë kontratën me Juven

Juan Cuadrado do ta rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Juventusit që i skadon në fund të këtij sezoni, ka raportuar të martën “Corriere dello Sport”.

Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe do të bëhet së shpejti zyrtare.

Cuadrado do ta rinovojë kontratën për dy vjet dhe do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. Krahas Cuadrados edhe portieri Mattia Perin ka pranuar rinovimin e kontratës që i skadon në verë.

Sikurse Cuadrado, edhe Perin do të rinovojë për dy vjet dhe do të ketë pagë vjetore prej 1.5 milionë eurosh.