Sport

Tottenhami i vendosur për blerjen e Kulusevskit

Dejan Kulusevski - Tottenham

Te Tottenhami janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e deritashme të Dejan Kulusevskit.

Në klubin anglez janë të vendosur për ta blerë kartonin e futbollistit 21-vjeçar nga Juventusi, raporton të martën “Daily Mail”.

Tottenhami është i gatshëm t’i shpenzojë 25 milionë euro për blerjen e reprezentuesit të Suedisë.

Sulmuesi i krahut iu bashkua Tottenhamit nga Juventusi në një marrëveshje huazimi deri në qershor të vitit 2023 me vlerë rreth 10 milionë euro.

Me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.