Paulo Dybala do të largohet nga Italia për ta vazhduar karrierën në Serie A. Bëhet e ditur se Dybala është në negociata me Atletico Madridin dhe pranë arritjes së marrëveshjes me ekipin spanjoll, ka njoftuar “Marca” të hënën.
Atletico i ka ofruar Dybalas kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për ta bindur që të transferohet në Spanjë.
Dybala tek Atletico do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon me Juventusin në fund të këtij sezoni. Te Juventusi janë pajtuar ta lënë të lirë Dybalan të largohet pas kërkesave të larta të 28-vjeçarit për rinovimin e kontratës.
Dybala këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 30 paraqitje për Juventusin.