Sport

Tenisti francez i jep shuplakë rivalit në vend të dorës, shkakton kaos

Në nismë të turneut ITF për juniorë që po mbahet në Accra, kryeqendra e Ganës, Rafael Nii Ankrah e mposhti Michael Kouamen me 2:1 në sete (6: 2, 6: 7, 7: 6), por ajo çfarë ndodhi në fund të meçit, të hënën, la në hije performancën e tyre, shkruan "Foxsports" të martën.

Francezi Kouame, 15 vjeç, ashtu siç e kërkojnë rregullat, iu afrua rrjetës pas fundit të meçit, të cilin e humbi dhe kur të gjithë mendonin se do të uronte rivalin për fitoren, ai e goditi shuplakë Nii Ankrahn.

 

 

Për me keq, incidenti nuk përfundoi me kaq.

Anëtarët e të dy ekipeve dhe tifozë nga tribunat, u përfshinë në konflikt. Në fund të këtyre skenave josportive, që janë bërë virale në Twitter, Kouame që nisi incidentin, shihet duke ikur me raketë në dorë.