Sport

Newcastle pas portierit Kepa

Portieri Kepa Arrizabalaga mund të largohet nga Chelsea në verë, por jo edhe nga Anglia.

“Daily Mail” ka raportuar të martën se interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Newcastle Unitedi. Kepa është portieri i dytë te Chelsea dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, shumë të cilën Newcastle është i gatshëm ta ofrojë.

Ai këtë sezon ka 15 paraqitje në të gjitha garat, kurse me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2025. 27-vjeçari është pjesë e ekipit londinez prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Athletic Bilbao.