Skuadra e Real Madridit nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Harry Kane, ka raportuar të martën “Fichajes”.
Bëhet e ditur se Reali po synon transferimin e Kanet në verë, pasi sulmuesi anglez ka gjasa të largohet nga Tottenhami.
Te Reali po e shohin 28-vjeçarin si përforcim të duhur për sulmin dhe për të siguruar shërbimet e tij, duhet ta mposhtin konkurrencën e fortë të Manchester Cityt.
Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, kurse këtë sezon ka realizuar 22 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.