Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Të gjitha biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, janë shitur, ka njoftuar zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Adrian Arnold.

Ai ka thënë se vetëm dy rreshtat e poshtëm të tribunave të stadiumit “Letzigrund” do të mbeten të zbrazura për çështje sigurie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arnold për “Blick” ka thënë se edhe një stadium tjetër me më shumë se 20 mijë e 800 ulëse do të ishte i mbushur në një ndeshje të tillë.

“Cyrihu është një zgjedhje e mirë, pasi shumë nga miqtë tanë kosovarë jetojnë në zonë”, ka thënë Arnold.

Ndeshja në mes të Zvicrës dhe Kosovës luhet sot nga ora 18:00.

Te Zvicra pritet të paraqiten tre futbollistët kosovarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.