Sport

Schick i mungon Çekisë për duelin me Suedinë

Përfaqësuesja e Çekisë do të jetë pa sulmuesin Patrik Schick në ndeshjen ndaj Suedisë, kanë njoftuar mediumet e huaja të hënën (21 mars).

Schick nuk do të jetë në gjendje t’u ndihmojë çekëve në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kundër Suedisë, që zhvillohet të enjten. Ai nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe te Çekia janë bërë ndryshime në listë pas mungesës së Schickut.

Krahas tij, Çekisë do t’i mungojë edhe portieri Jiri Pavlenka si pasojë e lëndimit, i cili me Schickun do të zëvendësohen nga Milan Heca e Vaclav Jurecka.

Fituesi i ndeshjes mes Çekisë dhe Suedisë, do të luajë në finalen e plejofit të Botërorit kundër Polonisë më 29 mars. Schick ka shënuar 17 gola në 33 paraqitje për Çekinë.