Sport

Caktohen çiftet çerekfinale të Championsit

Dy derbi do të zhvillohen në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas shortit të tërhequr të premten në selinë e UEFA-s.

Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea në çerekfinale do të përballet me skuadrën e Real Madridit, dhe ndeshja e parë do të luhet në “Stamford Bridge”.

Dueli tjetër interesant është ai ndërmjet Manchester Cityt dhe Atletico Madridit. Kampioni në fuqi i Anglisë, do ta presë në duelin e parë kampionin e Spanjës.

Ndërsa, dy ndeshjet tjera, janë: Villarreal – Bayern e Benfica – Liverpool.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen 26 e 27 prill, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Po ashtu, të premten në short janë përcaktuar edhe çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale.

Fituesi i duelit mes Chelseat e Real Madridit, do të përballet me atë të ndeshjes Manchester City – Atletico Madridi. Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër, do të përballet fituesit e ndeshjeve çerekfinale Villarreal – Bayern dhe Benfica – Liverpool. Finalja e këtij edicioni të Championsit, do të zhvillohet më datën 28 maj në “Stade de France” në Paris.