Sport

Plus 200 pikë në ndeshjen Teuta – Prizreni-16, 66 vetëm në një çerek

Prizreni-16 ka fituar ndeshjen e Ligës Unike në basketboll, në të cilën janë shënuar mbi 200 pikë. Të enjten mbrëma në Durrës, Prizreni-16 fitoi ndaj Teutës vendase me shifrat 110:103.

Teuta e fitoi çerekun e parë me shifrat 23:19. Prizreni u përgjigj në të dytën, duke fituar 25:15. Prizrenasit e fituan edhe periudhën e tretë, 24:16. Ndërkohë në periudhën e katërt u arrit shifra jo shumë e zakonshme prej 66 pikëve. Periudhën e katërt e fitoi Teuta me rezultat 40:26. Rezultati u barazua në fund në 94:94 dhe më pas u luajt vazhdimi prej pesë minutave. Në vazhdim, Prizreni fitoi 16:9 dhe e fitoi gjithë ndeshjen e xhiros së 13-të me shifrat 110:103.

Ishte ky një rezultat tjetër i befasishëm pas humbjes së Pejës nga Vllaznia në “Karagaçi”, më herët të enjten.

Në Ligën Unike ka mbetur edhe një xhiro e stinorit të rregullt.