Mesfushori Henrikh Mkhitaryan nuk do të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Mkhitaryan, do të rinovojë kontratën me Romën që i skadon në fund të këtij sezoni.
Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Mkhitaryan do të firmosë edhe për dy vite tjera. Paga e tij vjetore do të jetë dy milionë euro. Mesfushori armen këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Roma.
Ka shënuar tri gola dhe ka bërë shtatë asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat. 33-vjeçari është pjesë e ekipit nga Serie A prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Arsenali.