Sport

Di Maria kërkon largimin nga PSG-ja

 

Angel Di Maria dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini verën e këtij viti, raporton të hënën “AS”. 34-vjeçari me klubin nga Parisi ka kontratë deri në qershor të këtij viti, por ai nuk dëshiron ta vazhdojë edhe më shumë për shkak të dështimit në Ligën e Kampionëve.

Di Maria është i lumtur që do të jetë i lirë në qershor dhe gjasat për t’u kthyer te Benfica janë të mundshme. Ai luajti te Benfica nga viti 2007 deri në vitin 2010.