Sport

Batatina për Ballkanin: Nuk mund të bëhet kampion me lojë të tillë

Descriptive Text

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mendon se skuadra e tij nuk e ka merituar humbjen ndaj Ballkanit në derbin e javës së 23-të të Superligës në futboll.

Batatina ka thënë se Ballkani nuk mund të bëhet kampion me paraqitjen të cilën e tregoi ndaj Llapit. Ballkani fitoi me rezultatin, 1:0 ndaj Llapit të dielën në Suharekë.

“Ka qenë një ndeshje derbi e kemi ditur se do të jetë vështirë. Ballkani nuk krijoi asgjë, shënoi me gol të dhuruar. Vështirë të bëhet kampion pa asnjë goditje në portë. Ne ia mundësuam të na fitoj. Pjesën e parë kemi dominuar, ky është futbolli. Në pyetje janë edhe 40 pikë dhe është ende larg për t’u menduar. Ka ende ndeshje për t’u luajtur dhe skuadra që luftojnë për kreun e tabelës. Nuk merituam sot. Ballkani vetëm futboll nuk bëri. Loja është luajtur me dy topa. Pakujdesia në mbrojtje, bëri që Ballkani të fitoj. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës, ta bëjmë më të mirën si skuadër. Kemi sulmin më të mirë në Superligë. I përshëndes ‘Legjendat’”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.

Me këtë fitore, Ballkani është forcuar në krye të tabelës me 48 pikë, kurse Llapi zë vendin e katërt me 39 pikë.