Sport

Broja fiton përballjen e shqiptarëve në Premier League

Armando Broja është fitues i përballjes shqiptare në Premier League. Southamptoni i Brojës të premten mbrëma fitoi 2:0 ndaj Norwich Cityt.

Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të kampionatit anglez. Ishte ndeshja e parë e kësaj xhiroje.

Sulmuesi Broja luajti deri në minutën e 80-të për Southamptonin. Startues te Norwichi ishte Milot Rashica. Ai fushën e la në minutën e 72-të.

Che Adams shënoi golin e parë në minutën e 36-të. Për 2:0 shënoi Oriol Romeu në minutën e 88-të.

Southamptoni tani i ka 35 pikë nga 26 ndeshje. Mban pozitën e nëntë në tabelë. Ndërkohë Norwichi i Rashicës po rrëshqet drejt kategorisë së dytë. Është i fundit (20) në tabelë me 17 pikë nga 26 ndeshje.