Sport

Reali interesohet për Aaronsin

Real Madridi po e përcjellë mbrojtësin e krahut të majtë, anglezin Max Aarons. Paraqitjet e tij të mira te Norwich City kanë bërë që Reali ta synojë transferimin e tij gjatë verës. Është trajneri i Realit, Carlo Ancelotti që po e sheh Aaronsin si përforcim të duhur për mbrojtjen në sezonin e ri.

Për 22-vjeçarin, Reali është i gatshëm t’i ofrojë Norwichit mbi 30 milionë euro për të mposhtur konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha.

Aarons ka kontratë me Norwichin deri në vitin 2024 dhe këtë edicion në kampionatin anglez ka një asistim në 24 ndeshje të luajtura.