Leeds Unitedi do ta ketë të vështirë që ta mbajë në skuadër brazilianin, Raphinha.
Për Raphinhan kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha evropiane.
Raportohet se Chelsea po e kryeson garën për të transferuar 25-vjeçarin, i cili këtë sezon me Leedsin ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë edhe dy asistime në 23 ndeshje.
Interesim të madh për sulmuesin e krahut kanë shfaqur edhe Barcelona e Liverpooli.
Ndërkaq, Leedsi po insiston që t’ia vazhdojë kontratën. Deri me tani Raphinha nuk e ka pranuar ofertën e klubit anglez.