Sport

Muriqi nuk ka të ndalur – dy gola e një asistim në tri paraqitjet e para në La Liga

 

Shënon, lufton, asiston. Ai ka gjetur dimensionin në Mallorca, pas periudhës te Lazio. Vedat Muriqit i kanë mjaftuar tri ndeshje për t’u bërë i pëlqyer në klubin spanjoll, gjithnjë i gatshëm në zonën e rrezikshme dhe i aftë për t’i shërbyer bashkëlojtarët që po mundohen ta shpëtojnë ekipin e Luis Garcias.

Muriqi arriti në janar në Mallorca dhe menjëherë startoi në ndeshjen ndaj Cadizit. Rezultati? Gol vendimtar nga penalltia dhe tri pikë vendimtare për të mbajtur distancën me zonën e nxehtë ku Alavesi, Levante dhe Cadizi ende qëndrojnë.