Vedat Muriqi ka vlerësuar se Mallorca nuk e ka merituar humbjen nga Real Betisi. Muriqi shënoi gol të dielën për Mallorcan, por që nuk mjaftoi në fund. Betisi fitoi me shifrat 2:1, në kuadër të La Ligas.
“Sonte nuk kemi merituar të humbim. Kemi mundur të marrim një pikë ndaj një rivali të vështirë si Betisi. Penalltia ishte e turpshme. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i lumtur me golin por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë”, ka thënë Muriqi.