Sport

Milani shkatërron Lazion në ndeshjen për Kupë

Milani ka shkatërruar Lazion në ndeshjen për Kupë të Italisë. Të mërkurën mbrëma, Milani fitoi 4:0 ndaj skuadrës nga Roma.

Rafael Leao shënoi për 1:0, ndërsa Olivier Giroud shtoi dy gola në fund të pjesës së parë. Franck Kessi kompletoi fitoren e thellë me gol në minutën e 79-të.

Milani tashymë është në gjysmëfinale. Në këtë fazë garash takohet me Interin. Ndeshjet gjysmëfinale janë në muajin mars.

Elseid Hysaj luajti deri në minutën e 61-të për Lazion. Në stol qëndroi Thomas Strakosha.