Sport

Në Pejë thyhet autobusi i KB Prishtina

Descriptive Text

Autobusi i klubit të basketbollit Prishtina (meshkujt), është thyer në orët e mbrëmjes së sotme në Pejë, ka bërë të ditur drejtori i klubit, Edmond Azemi.

Sulmi mbi autobusin ka ndodhur me të mbërritur para palestrës në Pejë, ku po mbahet turneu final i Kupës së basketbollit.

Pas sulmit, pati edhe përleshje mes tifozëve dhe zyrtarëve të klubit. Videot nga ky incident janë publikuar në rrjetet sociale.

Prishtina nga ora 20:00 do të takohet me Pejën në çerekfinale të kësaj gare.