Ish-futbollisti i skuadrave të njohura evropiane, Douglas Costa, u huazua te Gremio Porto Alegre nga Juventusi, skuadër që zbriti një rang më poshtë në futbollin brazilian.
Tani, Costa pritet të largohet nga klubi brazilian më herët.
Sipas informatave nga eksperti i transferimeve të lojtarëve, Fabrizio Romano, 31-vjeçari do të transferohet te LA Galaxy në ligën MLS. Fillimisht do të jetë i huazuar për gjashtë muaj, e më pas do ta nënshkruajë kontratën dyvjeçare.
Douglas Costa ka luajtur për Bayern Munichun nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe nga viti 2020 deri në vitin 2021. Në vitin 2018 u transferua te Juventusi për 40 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë që u shit nga skuadra bavareze.