Sport

Muriqi ftohet për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Spanjës

Vedat Muriqi është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga Mallorca për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Spanjës.

Mallorca të mërkurën luan ndaj Rayo Vallecanos, ndeshje që nis nga ora 20:00. Muriqi të hënën është zyrtarizuar te klubi spanjoll, ndërsa të martën ka stërvitur me ekipin.

Ai është huazuar nga skuadra e Lazios, ndërsa ekipi spanjoll ka mundësinë e blerjes së kartonit të tij.