Sport

Gjilani mposhtet nga Gaziantepi i Turqisë

Gjilani e ka humbur ndeshjen e fundit testuese në Antalia të Turqisë.

Skuadra kampione e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, u mposht nga Gaziantepi i Superligës së Turqisë me rezultatin, 1:0.

Golin e fitores për ekipin turk e shënoi Joao Figueiredo në minutën e 48-të, i cili e konvertoi në gol aksionin shumë mirë të ndërtuar.

Gjilani e mbyll ciklin e ndeshjeve miqësore me dy fitore e dy disfata.