Sport

Juventusi refuzon ofertën e Aston Villas për Bentancurin

 

Rodrigo Bentancur nuk largohet nga Juventusi. Ekipi italian ka kthyer prapa ofertën e Aston Villas për mesfushorin. Sipas “Sky Sport Italia”, drejtuesit e klubit italian nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen me ekipin anglez.

Krerët e Juventusit thuhet se nuk janë të kënaqur me ofertën e ofruar nga Aston Villa. Edhe trajneri Massimilano Allegri thuhet se ua ka bërë me dije krerëve të klubit se në rast të shitjes së Bentancurit duhet të sjellin zëvendësuesin e uruguaianit.