Mesfushori Bastien Toma i është bashkuar skuadrës zvicerane St. Gallen. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit zviceran.
Toma 22-vjeçar është huazuar nga Genku i Belgjikës dhe do të jetë pjesë e St. Gallenit deri në fund të këtij edicioni. Mesfushori nuk kishte hapësira të mjaftueshme te skuadra belge dhe do të synojë ta rikthejë formën në kampionatin zviceran, ku ka luajtur më parë.
Ai këtë sezon me Genkun ka pasur 10 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me një gol. Toma u transferua te Genku në vitin 2020 nga skuadra e Sionit.