Sport

Bale do të largohet nga Real Madridi

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi. Skuadra spanjolle ia ka bërë me dije lojtarit se nuk do t’i vazhdohet kontrata dhe është i lirë të gjejë skuadër të re.

Madje, sipas mediave spanjolle, Bale po heziton të jetë edhe pjesë e stërvitjeve te klubi madrilen.

Uellsiani në këtë edicion ka bërë vetëm tri paraqitje për Real Madridin. 32-vjeçari do të jetë futbollist i lirë në qershor të këtij viti.