Sport

Traore huazohet te Barcelona

Descriptive Text

Adama Traore i është bashkuar skuadrës së Barcelonës. Mediat spanjolle kanë raportuar se Traore gjatë ditës së sotme do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te klubi katalonjas.

Sulmuesi i krahut është huazuar nga Wolverhamptoni me të drejtë të blerjes së kartonit të tij në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Traore ka nënshkruar një parakontratë për pesë vjet me klubin spanjoll.