Sport

Barcelona në garë me Tottenhamin për Traoren

Barcelona është e bindur se mund ta fitoj garën me Tottenhamin për futbollistin e Wolverhamptonit, Adama Traore, raporton të enjten “ESPN”.

Reprezentuesi spanjoll është raportuar se do t’i bashkohet Tottenhamit, por pas interesimit të Barcelonës, ka ndërruar mendje. Traore ka qenë pjesë e Akademisë së Barcelonës, ndërsa luajti edhe për ekipin B të skuadrës spanjolle.

Drejt Anglisë kaloi në vitin 2015. Me Wolverhamptonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Këtë edicion sulmuesi i krahut ka shënuar vetëm një gol në 23 ndeshje. Ai ka luajtur për Spanjën tetë ndeshje.