Sport

Prishtina barazon me kazakët

 

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Prishtina ka barazuar në miqësoren e dytë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku po e kryen fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror. Të mërkurën, Prishtina ka luajtur 2:2 kundër ekipit nga Kazakistani, Atyrau që garon në elitë.

Prishtina e mbylli në avantazh pjesën e parë (2:1), por deri në fund të ndeshjes, ekipi kazak arriti ta barazojë rezultatin. Golat për Prishtinën në këtë takim, i realizuan Adilbek Zhumakhanov (32’) që shënoi autogol dhe Lorik Boshnjaku (43’).