Sport

Në Turqi të bindur se Yalçin do të jetë selektor i ri i Kosovës

 

Ish-trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalçin vlerësohet favorit për ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës. Kështu të paktën pretendojnë në Turqi. Mediumet turke kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë zhvilluar bisedime me Yalçinin në Turqi. “Takvim.com.tr” shkruan se shpejtë do të merret vendimi për selektorin e ri.

“Është kuriozitete se di do t’i përgjigjet ofertës Yalçin, i cili së fundi u nda nga Beshiktashi. Thuhet se takimi i krerëve të FFK-së me Ersun Yanal ka qenë mjaft pozitiv. FFK-ja do të marrë vendimin përfundimtar shpejtë dhe me shumë gjasë do të sjellë në krye të skuadrës njërin nga dy trajnerët turq”, shkruan “takvim.com.tr.