Sport

Arrestohet personi që vendosi tritolin në shtëpinë e Dukës

Është arrestuar personi i dyshuar për vendosjen e tritolit në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Personi i arrestuar është Arlen Hasanaj, i cili rezulton të jetë sipërmarrës i një kompanie në Durrës.

Po ashtu mësohet se autori i dyshuar, që u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia, është banor i lagjes nr.4 ku banon edhe kreu i FSHF-së. Autori i dyshuar nuk rezulton të ketë lidhje biznesi me Dukën.

Shpërthimi me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. /BalkanWeb