Manchester Unitedi dhe Sevilla janë shumë afër marrëveshjes për sulmuesin Anthony Martial.
Drejtuesit e klubit spanjoll po synojnë huazimin e francezit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Martial u ka bërë të ditur drejtuesve të Unitedit se dëshiron të largohet pasi nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme këtë edicion.
Edhe vetë lojtari është i hapur me një kalim në La Liga. Për shërbimet e Martialit interesim kanë shprehur edhe Tottenhami dhe Newcastle, por lojtari ka refuzuar të dyja ekipet.