Sport

Gjyqtari mban në dorë thikën që i ra një tifozi në një ndeshje në Brazil

Një thikë ka rënë në fushë pasi tifozët e skuadrës Sao Paulo kanë hyrë në fushë për t’u ballafaquar me lojtarët kundërshtar pas disfatës 1:0 që e pësuan nga Palmeiras. Kjo ndeshje ishte e grupmoshës U-20.

Dy skuadrat braziliane po luanin në gjysmëfinale të “Sao Paulo Junior Football Cup”. Tifozët e inatosur kanë hyrë në fushë në kohën shtesë.

Në skena të shëmtuara, një tifoz i Sao Paulos po shkonte drejt kundërshtarëve para se lojtarët e ekipit që ai pëlqen, e larguan nga fusha.

Por, në pamjet televizive është parë një thikë që është hedhur nga tifozët. Thika ka rënë afër lojtarëve.

Ende nuk dihet se si ka hyrë ajo thikë brenda në stadium, dhe zyrtarë policorë kanë kërkuar informata shtesë nga sigurimi i stadiumit.