Sport

Bayerni hyn në garë për Haalandin

Bayern Munichu do t’i rivalizojë Real Madridin dhe Barcelonën për Erling Haalandin.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se “bavarezët” po e shohin sulmuesin e talentuar si zëvendësues të Robert Lewandowskit.

Norvegjezi Haaland do të largohet nga Dortmundi, pas interesimit të shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Klubi gjerman për ta liruar sulmuesin po kërkon mbi 100 milionë euro.

Për shërbimet e Haalandit interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe PSG-ja dhe Manchester City.