Kamerunasi Francis Ngannou arriti të bënte një rikthim të madh duke triumfuar me vendim unanim ndaj Ciryl Ganes të shtunën mbrëma në Anaheim të Californias. Ai mbrojti me këtë titullin e kampionit në peshën e rëndë në serinë UFC të arteve marciale të përziera.
Ngannou 35-vjeçar dukej se ishte në disavantazh pas dy raundeve, por ai e mori veten dhe dominoi raundin e tretë duke mposhtur kështu francezin Ganen. Ai e rrëzoi Ganen disa herë në raundin e tretë në stil të mundjes dhe e dominoi raundin.
Ishte një lëvizje jo e zakontë nga kamerunasi Ngannou, që është më tepër i njohur për grushtet e tij të fuqishme.
Pas meçit Ngannou pranoi se përgatitjet e tij kishin marrë një goditje pas një lëndimi të gjurit, por se nuk deshi të anulonte përballjen.
Në parameç braziliani Deiveson Figueiredo fitoi titullin e peshës mizë në UFC duke mposhtur me vendim unanim meksikanin Brandon Moreno.